Transmetuar më 20-03-2019, 17:06

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhixhin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, ka reaguar edhe kreu i shteti shqiptar, Ilir Meta.

Ai shprehet se një vendim i tillë është jo vetëm një drejtësi e vonuar,  por edhe një dëshmi që duhet bashkëpunim e paqe mes kombeve dhe vendeve dhe popujve në Gadishullin ne Ballkanit.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shprehet Meta.

Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar me burgim të përjetshëm.