Transmetuar më 20-03-2019, 17:30

Një person është ekzekutuar më armë zjarri pasditen e sotme, e mërkurë 20 mars në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:30, në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Ferdinand Polia, 35 vjeç i cili fillimishit u paraqit i plagosur në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Sipas informacioneve të para viktima është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet.

Nuk dihen ende shkaqet dhe arsyet e këtij atentati, ndërsa policia he grupi hetimor në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve./b.l/noa.al/