Transmetuar më 20-03-2019, 17:51

Një motor është gjetur i djegur te Ura e Mesit, ndërsa policia është nisur për në vendin e ngjarjes pasi dyshohet se është përdorur nga autorët që ekzekutuan Ferdinand Polian.

35-vjeçari nga Thethi u vra me breshëri plumbash në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.

Mësohet se ai ishte pronar i një bujtine, ndërsa nuk ka asnjë detaj mbi motivet e vrasjes.

Më herët, ai ka qenë edhe administrator i zonave të mbrojtura, teksa çdo detaj për të kaluarën e tij do të shërbejë për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

Sipas informacioneve të para viktima është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po lëvizte me një automjet. /k.k/noa.al/

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me breshëri plumbash një person