Transmetuar më 20-03-2019, 18:12

35-vjeçari Ferdinand Polia i vrarë sot në fshatin Grudë nuk ishte vetëm në makinën e tij. Ai sapo kishte dalë nga një servis kur mbi të u derdh një breshëri plumbash nga një person me skafandër, që më pas u largua me motor.

Me të ishte edhe një person, për të cilin thuhet se nuk ka pësuar lëndime.

Motori u gjet i djegur pak kilomentra më tej, teksa dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja plumbash.

Ferdinand Polia ishte bashkëpronar i një bujtine në zonën e Thethit.

Grupe kontrolli janë ngritur për të krehur zonën, me qëllim kapjen e autorit të ekzekutimit. /k.k/noa.al/

Vrasja në Shkodër, gjendet një motor i djegur

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me breshëri plumbash një person