Transmetuar më 20-03-2019, 19:02

Banorët e “Astirit” nuk ndalen dhe kanë hyrë sot në ditën e 137 të protestës së tyre.

Këtë mbrëmje ata bllokuan rrugën, edhe pse policia apeloi që të qëndronin në trotuar.

Banorët u vizituan nga ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i cili iu drejtua atyre se “jeni përballur këto ditë të fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash”.

“Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin, asnjë s’ka frikë nga ata. Këta po e bëjnë më të zi fundin e tyre. Koha e tyre ka marrë fund, janë kthyer në kufoma politiike që qelben erë”, shtoi Vasili.

Ndërkohë, banorët protestues do të marrin pjesë edhe në protestën e ditës së nesërme, përpara Parlamentit. /k.k/noa.al/