Transmetuar më 20-03-2019, 19:38

Nja anije mallrash italiane, e ngarkuar me 2 mijë makina, është përfshirë nga flakët dhe më pas u fundos në Oqeanin Atlantik afër brigjeve të Francës.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar ndërsa në bordin e saj kishte edhe automjete me vlera të mëdha financiare.

Të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike, ndërsa autoritetet franceze filluan punën menjëherë për të pastruar derdhjen e naftës në oqean si pasojë e fundosjes.

Anija u përplas me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një thellësi prej rreth 4.5 km nën sipërfaqen e oqeanit.

Prodhuesi gjerman i makinave Porsche konfirmoi të martën se anija e fundosur mbante katër modele të “911 GT2 RS”.

Prodhimi i këtij modeli të veçantë përfundoi shkurtin e kaluar, por Porsche do të prodhojë pak më shumë për të kompensuar dërgesën e humbur.

Çdo automjet ka një çmim shitjeje me pakicë prej rreth 293 mijë dollarë. /k.k/noa.al/