Transmetuar më 20-03-2019, 20:19

Kombëtarja Shqiptare më 22 dhe 25 mars zhvillon dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Më 22 mars, në Shqipëri do të zbarkojë Kombëtarja e Turqisë, ndërsa tre ditë më vonë, kuqezinjtë luajnë në transfertë parballë Andorës.

Para zhvillimit të këtyre takimeve, janë prezantuar edhe uniformat e reja të kuqezinjve.

Noa.al, ju sjell fotografitë e uniformave të reja të Kombëtares kuqezi.

Takimi i parë me uniformën e re, Shqipëria do ta luajë më 22 mars përballë Turqisë në stadiumin "Loro Boriçi./a.k/noa.al/