Transmetuar më 20-03-2019, 20:54

Një lojtar i sallave të mbyllura ka ndërruar jetë pak minuta përpara përfundimi të ndeshjes.

Ai është 28-vjeçari portugez Fabio Mendez, lojtar i Central Social Sao Zhoao.

Lojtari u shemb pa ndjenja në fushë, dhe më pas u tha se ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në takimin Portimonense-Sao Zhoa, e vlefshme për kategorinë e dytë të futsallit në Portugali.

Doktorët u përpoqën më kot ta sillnin në jetë Fabio Mendezin. /k.k/noa.al/