Shqipëria me numrin më të ulët të automjeteve për banorë në Europë
Transmetuar më 26-03-2019, 07:47

Shqipëria mbajti vendin e fundit edhe më 2017 për numrin më të ulët të automjeteve për frymë në Europë dhe në Rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria numëroi 146.7 automjete për 1000 banorë, duke u renditur kështu e fundit në rajon dhe në Europë për këtë tregues.

Sipas të dhënave të Eurostat Litenshtenji kishte numrin më të madhe të automjeteve për banorë me mbi 773 automjeteve për 100 mijë banorë, ndërsa Shqipëria e fundit në Europë me vetëm 146.7 automjete për 1000 banorë.

Mali i Zi kryesoi renditjen rajonale për numrin më të madhe të automjeteve me 310.5 për 100 banorë. Më pas në radhë vijnë Serbia dhe Bosnja përkatësisht me 279.6 dhe 252 automjete për 100 banorë.

Gjithashtu shtete e tjera të Rajonit përfshirë edhe Turqinë dhe Kosovën e kanë këtë tregues më të lartë se Shqipëria përkatësisht me 153.6 dhe 146.7 automjete për banorë.

Në raport me vetveten Shqipëria pati rritje të numrit të automjeteve për banorë. Në vitin 2016. Shqipëria numëroi 146 automjeteve për 1000 banorë, ndërsa në vitin 2017, 146,7 automjeteve për 1000 banorë, shkruan ‘monitor’.

Pas Litenshtenjit, Luksemburgu kryesoi listën me 662 makina për 1 000 banorë, pasuar nga Italia (625 makina), Malta (615 makina), Finlanda (604 makina) dhe Qipro (595 makina).

Në anën tjetër të shkallës, numri më i ulët i automjeteve u regjistrua në Shqipëri me 146.7, Kosovë dhe Turqi.

Sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë numrin më të lartë të automjeteve për banorë, ndërsa në krahun tjetër, Elbasani, Korça, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

Në vitin 2017, Tirana numëroi 233 automjete për 1000 banorë, ose sa dyfishi i makinave për 100 banorë në Qarkun e Dibrës. Më pas shihet se Durrësi ka numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, me rreth 213 automjete për 1000 banorë. Gjithashtu, Vlora renditet ndër qarqet me numër të lartë makinash në raport me popullsisë, me rreth 203 të tilla për 1 mijë banorë.

Numër të lartë automjetesh, mbi 190 të tilla për 1000 banorë, kanë edhe qarqet e Lezhës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Dibra rezulton të ketë numrin më të ulët, me vetëm 101 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Korça me 119 dhe nga Elbasani me 121 automjete për 1000 banorë. Qarqet me numrin më të lartë të të papunëve, si Lezha dhe Vlora, kanë numër të lartë automjetesh për frymë në raport me qarqet e tjera.