Parashikimi i motit, e premte 29 mars 2019
Transmetuar më 28-03-2019, 14:03

Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë moti mbetet me alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare.

Ndërsa vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.

Pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonën e ulët dhe bregdet por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjesit duke shënuar 3°C por mesdita ruan thuajse vlera konstante duke bërë që maksimumi të jetë 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h gjatë paradites ndërsa pasditja ul ndjeshëm intensitetin e saj me drejtim kryesisht Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. /a.y/noa.al