Transmetuar më 28-03-2019, 16:52

Banka e Shqipërisë ka ngritur si shqetësim gjendjen e tensionuar politike dhe efektet që mund të sjellë në ekonominë shqiptare.

Gent Sejko deklaroi se po monitorojnë me kujdes efektet të cilat deri më tani nuk janë reflektuar ende.Sipas kreut të Bankës Qendrore ulja e prodhimit të energjisë ka ndikuar direkt në uljen e rritjes ekonomike.

Banka e Shqipërisë po ndjek me shqetësim tensionet dhe krizën politike  politike që ka përfshirë vendin pasi kjo prek direkt ecurinë ekonomike.

Guvernatori, Gent Sejko, deklaroi se deri më tani efektet nuk janë reflektuar por theksoi se çdo tension politik ka efekte të dëmshme.

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike në muajt e parë të këtij viti ka dhënë efekte në ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Sejko tha se në dy muajt e parë të vitit 2019-të inflacioni ka pësuar rënie duke shkuar në nivelin rënie 1,8%, pavarësisht se siç, shtoi nuk është përmbushur objektivi që BSH ka pasur për 2019.

“Gjatë 2-3 mujorëve të fundit është ngadalësuar ritmi i rritjes ekonomike. Konsumi dhe investimet private kanë pësuar rritje në këtë periudhë. Eksportet kanë shënuar rritje në 3 mujorin e parë të vitit të shkur dhe ngadalësim në 2 muajt e parë të 2019”, vijoi Sejko.

Sipas tij, përmirësim ka pasur edhe në sektorin bankar, ku vërehet rrija e kreditimit. Po ashtu, ai theksoi se qëndrueshmëri paraqet edhe kursi i këmbimit. Sejko tha ndër të tjera se do të mbetet e pandryshuar në nivelin 1%, norma bazë e interesit.