Deda, shqiptari që u torturua para se të ekzekutohej në Spanjë
Transmetuar më 29-03-2019, 21:23

Burri që u gjet i vdekur në Spanjë është një 46 vjeçar shqiptar me emrin Deda dhe jetonte në Manzon së bashku me familjen e tij.

Noa.al zbardh detaje të tjera për historinë e frikshme që ka ndodhur me emigrantin nga Shqipëria të cilin e shihni dhe në foton kryesore si dhe në galerinë e mëposhtme.

Ai ishte zhdukur që prej kësaj të hëne dhe familja e tij në Manzon, provincë e Murcia në Spanjë kishte denoncuar në policinë lokale zhdukjen e 46 vjeçarit.

Mësohet se 46 vjeçari është vrarë në mënyrë makabre. Përpara se të qëllohej me plumb në kokë, autorët i kanë prerë gishtin e njërës dorë, i kanë shkulur thonjtë e gishtave të  këmbëve, si dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Të dhënat e para të Gardës Civile thonë se vrasja e ndodhur në shtratin e lumit Guadalentín, në Totana, është e tipit mafioz dhe mbase ka ndodhur për larje hesapesh.

Vrasja me një plumb në kokë, i çojnë hetuesit të mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje gjakftohtë nga profesionistë.

Hetuesit dyshojnë se viktima mund të jetë torturuar në mënyrë të tmerrshme për orë të tëra në një shtëpi të vetmuar dhe është e mundur që vendi ku u gjet në shtrat të lumit është vetëm një zonë e zgjedhur për të hequr qafe trupin dhe automjetin me të cilin ishte zhvendosur.

46-vjeçari ka punuar për vite të tëra si badigard në klubet e natës. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...