Transmetuar më 30-03-2019, 15:00

Tiranë, NOA.al- Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në Shqipëri.

Për pasojë: alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në zonat bregdetare por vranësira të shpeshta do të ketë ekstremi Verior.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 ° më e ndjeshme në zonat e ulëta duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 4-5°C në Verilindje mëngjesi deri në 24 °C mesdita.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /a.y/noa.al