Transmetuar më 30-03-2019, 23:13

Diçka e pazakontë ndodhi në përfundim të një ndeshjeje boksi.

Boksieri i kategorisë së peshave të rënda, Kubrat Pulev, puthi në buzë gazetaren që po e intervistonte.

Ai është kritikuar në rrjetet sociale për puthjen me forcë.

Disa ditë më pas Kubrat Pulev, është pezulluar për veprimin që bëri nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni.

Në deklaratën e CSAC thuhet:

“Përpara se të licencohet për tu ndeshur edhe një herë boksieri Kubrat Pulev duhet me patjetër të dalë para komisionit dhe të demonstrojë principet e respektit.”

Në një postim në rrjetet sociale, Pulev pretendon se janë miq dhe bënë shaka për puthjen.

Më poshtë keni videon e momentit kur ndodhi puthja:/a.k/noa.al/