Transmetuar më 02-04-2019, 18:10

Mediat angleze shkruajnë se Saul Niguez i Atletico Madridit do të jetë objektivi kryesor i Manchester Cityt në merkaton e verës.

Edhe pse më herët “qytetarët” kishin shprehur interes të fortë edhe për talentin e mesfushës së Ëest Hamit, Declan Rice, duket se ata janë përqendruar vetëm te spanjolli.

Drejtuesit e City-t i tremben faktit që kartoni i Rice mund të pësojë një rritje të ndjeshme në përfundim të këtij sezoni, duke parë edhe debutimin e tij në kombëtaren e “Tre luanëve”, ndaj ata duan të jenë të përgatitur.

Për mesfushorin e Atletico Madridit, anglezët janë të gatshëm që të ofrojnë 65 milionë paundë, ndërkohë që arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, pasi Saul është një nga lojtarët e preferuar të Simeones te “Los Cholconeros”.