Transmetuar më 04-04-2019, 14:16

Një ditë më parë klubit të Vllaznisë iu kërcënua i gjithë stafi drejtues, çka solli dhe ndërprerjen e stërvitjes, por kur të gjithë prisnin një reagim të fortë, klubi i Vllaznisë është ende duke monitoruar situatën.

Pas një mbledhje maratonë, dhe pas më shumë se 24 orë vonesë, klubi i Vllaznisë pranon në heshtje atë që ka ndodhur dhe përmes një postimi në Facebook ka një përgjigje për interesin public dhe median.

“Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.

Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë”, shkruan Klubi I Vllaznisë.

Te Vllaznia prej vitesh ushtrohet presion për të ndërhyrë te lojtarët që zbresin në fushë, ndërsa për të njëjtën arsye vitin e kaluar u tentua të qëllohej me thikë ish-trajneri i shkodranëve Ernest Gjoka.