Transmetuar më 06-04-2019, 11:03

Pas episodit të penalltisë që ndëshkoi Lacion në transfertën e mesjavës në Emilia-Romanja kundër SPAL-it, Igli Tare ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendës, penallti e cila u shndërrua në gol.

Tare u shfaq shumë nervor për këtë 11 metërsh dhe vijoi me kritikat e tij dhe në përfundim të sfidës, çka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro drejtorin sportiv të Lacios.