Reali në krizë, gjen shpëtim te Benzema
Transmetuar më 06-04-2019, 19:17

Reali i Madridit po kalon ndoshta sezonin më të keq në historinë e klubit.

Edhe pse kjo e sotmja u duk një ndeshje e thjeshtë, madrilenët për pak sa nuk regjistruan dështimin e radhës.

Përballë Eibarit skuadra tregoi një formë të dobët, dhe kjo u pa në faktin se miqtë shënuan të parët.

Ai që mendoi për të shpëtuar galaktikët ishte Benzema që me dy gola i dha ekipit 3 pikë.

Edhe me ardhjen e Zidan ende asgjë nuk ka ndryshuar si duhet. /k.k/noa.al/