Transmetuar më 06-04-2019, 22:01

Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Kukësit për pjesën tjetër të sezonit.

Kjo lëvizje vjen vetëm pak orë pas shkarkimit të trajnerit Ramazan Ndreu në përfundim të ndeshjes me Kastriotin.

Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukesit në vend te Ramazan Ndreut, i larguar sot pas humbjes me Kastriotin.

Gjoka ka dalë kamipon me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit.

Objektiva të Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë, thuhet në njoftimin e klubit. /k.k/noa.al/