Transmetuar më 09-04-2019, 14:02

Tiranë, NOA.al- Vijon ndikimi i kushteve atmosferike të paqëndrueshme mbi territorin shqiptar duke kushtëzuar kthjellime të pakta dhe vranësira të dendura deri në mesditë.

Vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu në zonat qendrore dhe veri të vendit, por shira lokal në jug dhe juglindje.

Ndërsa pasditja dhe nata sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehte në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C në zonat malore deri në 21 °C në zonat e ulëta dhe bregdet.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al