Transmetuar më 09-04-2019, 19:58

Sportisti shqiptar, Briken Calja ka fituar një tjetër medalje ari në peshëngritje.

Calja triumfoi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Gjeorgji, ku kaloi me sukses provën e parë.

Paraqitja e tij spektakolare u pa në stilin e shkëputjes, duke mposhtur rivalët e tjerë.

Këtë garë, Calja e nisi me 152 kilogramë, duke u treguar i saktë. Në provën e dytë ai ngriti lart shtangën e peshës së 158 kilogramë.

Në provën e tretë, Calja tentoi të ngrejë 160 kilogram, por dështoi.

Gjithsesi, kjo nuk e pengoi që të merrte medaljen e artë. Kujtojmë që Calja është kampioni aktual në të tre disiplinat. /k.k/noa.al/