Transmetuar më 09-04-2019, 22:09

Astrologët kanë përcaktuar se mamatë me karakteristikat më të mira, i përkasin shenjave të Horoskopit që vijojnë si më poshtë:

DEMI

Shenja e demit është shumë e kujdesshme dhe në kontroll të gjithë njerëzve që rrethojnë fëmijën, por në momentin që krijon besimin te të tjerët, nuk ka më problem. Do i rrisni fëmijët tuaj që të jenë të edukuar, të respektojnë autoritetin dhe nëse është e mundur të vlerësojnë punën që keni bërë për ta.

LUANI

Lini shenjën tuaj kudo që shkoni. Të qenit mama është një punë që do e bëni me zemër dhe do përpiqeni të përfshiheni në çdo gjë që bën fëmija juaj. Keni shumë kërkesa dhe shpesh do kërkoni më shumë se ç’duhet nga fëmijët tuaj, por në fund të fundit doni që të rrisni qytetarë të denjë që do arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen.

GAFORRJA

Të qenit mama është në ADN-në e shenjës së Gaforres. Gjithmonë keni qenë e kujdesshme ndaj të afërmve apo familjes. Do të dini si të silleni në çdo situatë dhe falë fëmijëve tuaj do të bëni shoqe shumë mama të tjera./a.k/noa.al/