Partizani pa rival, hipotekon kreun dhe prek titullin
Transmetuar më 10-04-2019, 20:42

Partizani ka kaluar me sukses një ndër sfidat më të vështira siç ishte ajo përballë Skënderbeut.

Të kuqtë fituan me rezultatin 2-0 ndaj korçarëve, duke iu përgjigjur Kukësit që më herët fitoi me Laçin.

Duket se këtë sezon Partizano do shpallet kampion teksa kemi hyrë edhe në fazën e fundit të kampionatit.

Me interes të madh shihet fundi i tabelës ku sytë janë nga Tirana që është me një këmbë jashtë superiores.

Tirana dhe Kadtrioti janë me pikë të barabarta, por prej disa javësh krutanët kanë korrur vetëm fitore.

Një rënie e dytë nga kategoria për kryeqytetasit do të ishte e rëndë për tifozët që në jo pak raste kanë shfaqur shenja revolte me ekipin. /k.k/noa.al/