Transmetuar më 11-04-2019, 18:06

Një person ka tentuar të hyjë në brendësi të bazës ushtarake në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Incidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, por u parandalua në kohë.

Sipas informacioneve zyrtare, ushtari që ka qenë me shërbim në momentin e ngjarjes ka qëlluar me armë.

Më parë ai e ka paralajmëruar me fjalë personin që tenntoi të kalojë rrethimin e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup.

Por personi nuk ndaloi edhe pas të shtënave në ajër, deri sa ushtari e plagosi me plumb në këmbë. /k.k/noa.al/