Transmetuar më 11-04-2019, 18:54

Policët spanjollë kanë nxjerrë zvarrë nga avioni, 25 futbollistë të dehur të ekipit anglez për të mos i lejuar të fluturojnë drejt Alicante, ndërkohë që pasagjerët i duartrokisnin me gëzim dhe përshëndesnin arrestimin e tyre.

Ekipi u zbrit nga avioni përmes duartrokitjeve dhe brohoritjeve nga udhëtarët.

Policisë në Spanjë iu desh të zbriste me forcë nga avioni një ekip futbolli britanik në Aeroportin Alicante sepse ata ishin të dehur dhe të shkatërruar.

Oficerët e Rojës Civile u thirrën për t’i nxjerrë ata jashtë avionit në mënyrë që të mund të merreshin me problemin e rendit publik që ekipi kishte shkaktuar.

Oficerët thanë në një deklaratë se shumica e 25 anëtarëve të ekipit ishin të dehur.

As futbollistët dhe as ekipi nuk janë bërë të ditur se cilët janë.

Ata janë përshkruar vetëm si një ekipi amator futbolli anglez, që kishte për të fluturuar drejt Alicante nga Bristol.

Autoritetet thanë se ndaj klubit të futbollit po përgatitet një gjobë 517 mijë paund britanikë.

Alicante airport