Loading...
Tjetër medalje për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes
Transmetuar më 11-04-2019, 20:48

Shqipëria ka siguruar një jetër medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Është Krenar Shoraj ai që i ka dhënë medalje bronzi Shqipërisë.

Shtangisti kuqezi u rendit i treti në stilin e shtytjes dhe i 6-ti në dygarësh për peshën 89 kg.

Shoraj e nisi miri stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses në provën e parë 155 kg, por nuk arriti të realizonte me sukses dy provat e tjera me 160 dhe 161 kg.

Në këtë stilin u rendit i 8-ti.

Kuqeziu i shtangës e nisi shumë mirë garën edhe në stilin e shtytjes, duke kaluar me sukses provën e parë me 195 kg, por nga dëshira për të fituar të artën shtoi peshën në 200 kg, duke dështuar.

Edhe në provën e tretë, me 201 kg, nuk pati forca për të mbyllur me sukses.

Në dygarësh e mbylli me 350 kg, duke zënë vendin e gjashtë./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...