Loading...
Imami shqiptar gjen vdekjen në xhami
Transmetuar më 12-04-2019, 08:16

Një imam shqiptar ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke u falur në xhami.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në një xhami në Pejë.

Bëhet fjalë për imamin Ramë Blakaj, i cili ka gjetur vdekjen në xhaminë e Novosellës.

Gjithçka ka ndodhur teksa imami ka qenë duke falur namazin.

Imami nga fshati Vrellë e Istogut, gjeti vdekjen në moshën 39-vjeçare, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...