Transmetuar më 12-04-2019, 14:08

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga Shkodra nuk ka dhënë një emër konkret se kush do të zëvendësojë ish-trajnerin Panucci, por ka njoftuar se emërimi i tij pritet të ndodhë javën e ardhshme.

Duke u ndalur tek situata e ekipit të Vllaznisë, kreu i FSH ka vlerësuar ekipin, sipas së cilit ka bërë një kampionat të mirë, pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet.

Ai ka pasur edhe një koment mbi akuzat për trukimin që janë ngritur javëve të fundit të kampionatit, të cilat shprehet se "duhen frenuar emocionet pasi duke qenë se është fundi i superligës, të gjithë skuadrat pretendojnë të marrin maksimumin".

“Futbolli është një garë me emocione dhe gjithsecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën.

Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin, por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brenda saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”, u shpreh Duka./b.l/noa.al/