Loading...
Nuk ndalet dhuna në stadiumet shqiptare, “plas” në takimin Besa-Bylis
Transmetuar më 13-04-2019, 17:11

Nuk ka të ndalur dhuna në stadiumet shqiptarë.

Në minutën e 78 është ndërprerë ndeshja në Kavajë ndërmjet Besës dhe Bylisit një përballje që mund të vendosë shumë për objektivin që kanë këto ekipe në këtë kampionat.

Sipas raportimeve të fundit tifozët godasin me sende të forta gjyqtarin anësor Agaraj, ndërsa situata del jashtë kontrollit ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Takimi i Grupit B, i vlefshëm për javën e 23-të të saj, mes Besës dhe Bylisit është ndërprerë në minutën e 80-të.

Më poshtë keni videon e incidentit të këtij takimi./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...