Transmetuar më 14-04-2019, 18:52

Shuhet në moshën 76-vjeçare bashkëshortja e ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç.

Mira Markoviç ndërroi jetë këtë të dielë në në Rusi, në një spital të Moskës.

Lajmi është konfirmuar nga Milutin Mrkonjiç, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Milosheviçit dhe mik i familjes.

“Mund t’iu konfirmoj se Mira Markoviç ndërroi jetë fatkeqësisht”, tha Milutin Mrkonjiç.

Mira Markoviç njihej për ndikimin e saj të madh te bashkëshorti i saj, ndërsa është quajtur edhe si “Zonja Makbeth e Ballkanit”.

Në vitin 2008, ajo dhe djali i saj Marko Milosheviç perfituan azil politik nga Rusia, pasi Serbia lëshoi një mandatarresti ndërkombëtar në emër të tyre, në lidhje me pretendimet për kontrabandën e duhanit./a.k/noa.al/