Transmetuar më 16-04-2019, 09:46

Nuk është e lehtë që të denoncosh një përdhunim, pasi duhet kurajo për shkak të traumës. Por ajo që i ka ndodhur një vajze, është e pabesueshme.

Viktimë e një përdhunimi në grup, ajo iu drejtua komisariatit për denoncim, por aty u përdhunua nga polici që ishte në detyrë. Ngjarja e rëndë u shënua fundjavën e lënë pas në Ahmedpur East, të Pakistanit.

Agjenti e kishte mënjanuar të renë me pretekstin se do i merrte dëshminë, por e përdhunoi, madje e kërcënoi se kishte filmuar çdo gjë, nëse do e denonconte.

Por vajza nuk u ndal dhe denoncoi edhe policin, duke çuar në arrestimi e tij,

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të zbuluar nëse polici, është i përfshirë në raste të tjera. /a.y/noa.al