Loading...
Dyshime për lidhje me ISIS, imami shqiptar dëbohet nga Italia
Transmetuar më 16-04-2019, 14:00

Një imam shqiptar do të dëbohet nesër nga shteti italian për lidhje të dyshuara me ISIS. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë maqedonase, Zejnullah Sadiki.

Emri i Sadikit nuk është i panjohur për mediat italiane. Në vitin 2015, në provincën e Grossetos u zbulua një celulë xhihadiste ku emri i imamit Sadiku u lakua së bashku me Maria Gulia Sergio, alias Fatima,e para grua xhihadiste në shtetin italian.

Ndërkohë lajmin e largimit e ka bërë vetë Sadiku në “Facebook”.

“Të nderuar vëllezër dashamirë esselamualejkum. Nga mëngjesi i ditës së Hënë ora 06:00 me urdhërin e ministrit të brendshëm të Italisë Mateo Salvinit jam i arrestuar nga forcat e rendit në shtëpinë time, pa asnjë dëshmi, me arsyen kinse unë jam person i rrezikshëm për shtetin Italian duke theksuar këto fakte:

Se unë jam një imam gjithnjë radikal. Se kam frekuentuar shumë qendrat Islame. Se po merrem me (logjistik) me organizim të jetës Islame. Për shkakun se jam familjarizuar këtu në Itali si një imam me përvoj.

Nga dita e Hënë në mbrëmje po mbahem në qendren e emigrantëve në Torino ku nuk meret vesh se çfarë Po bëhet… Për shkak të kushteve aktuale që gjindem nuk mund të shkruaj më shumë.

Allahu pranoftë xhuman të gjithëve dhe bëni Dua për mua.

E di se sotë në xhuma xhematit i kam munguar por ju them se nëse akoma ka drejtësi dhe demokraci në shtetin Italian do të kthehem përsëri.”-shkruan shqiptari.

Loading...
Loading...