Transmetuar më 16-04-2019, 14:13

Tenton që të bëjë një fotografi selfie spektakolare, por nuk ia arrin dhe vdes.

22-vjeçarja amerikane Sydney Paige Monfries, nga Portland, në Oregon, gjeti vdekjen pak ditë para diplomimit,

Gjithçka pasi rrëshqiti teksa tentonte të bënte një selfie nga kulla e lartë e Universitetit Fordham në New York, por fotografia i kushtoi jetën.

E reja u dërgua me urgjencë në spital, por gjeti vdekjen pak orë më vonë.

Siç deklaroi shoqja e saj, Sydney kishte hipur në majë të kullës këtë të diel, pasi donte të bënte një selfie të veçantë për ta postuar në Instagram, shkruan noa.al.

E reja studionte gazetari dhe do të diplomohej në muajin maj. /a.y/noa.al