Transmetuar më 16-04-2019, 14:32

Është hedhur mesditën e së martës në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për fazën gjysmë-finale të Kupës së Shqipërisë.

Katër skuadrat gjysmë-finaliste kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kukësi është vendosur përballë Skëndërbeut, ndërsa Luftëtari do përballet me Tiranën.

Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen më 24 prill, ndërsa ato të kthimit dy javë më pas më 8 maj. Kukësi dhe Luftëtari do të jenë skuadra pritëse.

Kjo formulë e zgjedhur nga FSHF për të hedhur shortin edhe për ndeshjet gjysmëfinale u përdor me qëllimin për të evituar çdo aleancë të fshehtë apo bashkëpunim mes klubeve.

Fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës.