Transmetuar më 16-04-2019, 19:05

Një grua për pak sa nuk e pësoi rëndë pasi po hiqte nga fyti një halë peshku.

Aksidentalisht ajo gëlltiti lugën dhe u desh ndërhyrje kirurgjikale për ta shpëtuar.

Gruaja nga Kina, me emrin Lili gëlltiti edhe lugën 13 centimetra, në përpjekje për të nxjerrë halën.

Ajo qëndroi ashtu për 4 ditë pasi nuk ndjente dhimbje, por familjarët insistuan që të bënte kontroll.

Pas endoskopisë u zbulua luga që kishte mbetur në trup, në afërsi të lukthit.

Mjekët ia dolën që ta nxirrnin metalin me një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati 10 minuta. /k.k/noa.al/