Transmetuar më 17-04-2019, 08:07
Foto ilustruese

Dy bankomate janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të kësaj të mërkure, në lagjen Nr. 13 , Durrës.

30-vjeçari K.B., banues në lagjen Nr. 13, Durrës, në gjendje të dehur, ka dëmtuar mbrojtësen e dy bankomatëve të bankave të nivelit të dytë.

Gjithashtu i riu ka thyer xhamin e derës së Wester Union, të cilat ndodhen në afërsi të njëra-tjetrës.

Të sinjalizuar për ngjarjen, efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit K.B., në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al