Transmetuar më 17-04-2019, 08:16

Momente tensioni janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë.

Fadromat kanë shkuar serish tek Bregu i Lumit për të prishur shtëpitë që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri.

Nga njoftimet e banorëve, ka patur përplasje mes tyre dhe policisë, ndërkohë që në videon më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

Mund të shihni se si një efektiv policie ngre dorë ndaj një banoreje, ndërkohë që Partia Demokratike thotë se disa celularë që filmuan ngjarjen, janë sekuestruar.

Banorët thonë se forcat policore janë më të shumta se herën e kaluar, kur policia përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpitë banorët që kundërshtojnë prishjen e shtëpive pa dëmshpërblim. /a.y/noa.al