Loading...
Djegia e Notre-Dame, Macron: Do e rindërtojmë brenda 5 vitesh, do jetë më e bukur
Transmetuar më 17-04-2019, 09:09

“Ne jemi një popull luftëtarësh, punëtorësh dhe do e rindërtojmë katedralen e Notre-Dame brenda pesë vitesh, edhe më të bukur”.

Është kjo deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron, në një deklaratë për popullin e tij, duke thënë se “zjarri na kujton se historia jonë ecën përpara dhe se do kemi gjithmonë forcë për të kaluar çdo gjë”.

Ai tha se zjarri në katedrale goditi thellë në zemër francezët dhe gjithë botën dhe se natën që Notre Dame u dogj, Franca hyri në historinë e gjithë botës.

“Ajo që pamë nga puna e zjarrfikësve, tregon vendosmërinë për të fituar. Gjatë historisë sonë, kemi ndërtuar qytete, porte dhe kisha. Shumë janë djegur dhe shkatërruar, por ne i kemi ndërtuar gjithmonë. Zjarri i Notre-Dame na kujton se historia jonë nuk përfundon kurrë. Kemi punë për të bërë tani.

Do veprojmë dhe do ia dalim”, deklaroi Presidenti. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...