Transmetuar më 17-04-2019, 09:24

Goditet një rast armëmbajtjeje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një person.

Gjatë kësaj të marte policia e Vlorës kurorëzoi operacionin e koduar “Bashkëpunimi”, duke sekuestruar një pistoletë dhe një sasi kanabis sativa.

Policia thotë se falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, është finalizuar me sukses operacioni duke arrestuar në kushtet e flagrancës 28-vjeçarin E.A., banues në Vlorë.

I riu u denoncua nga qytetarët pasi dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje.

Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e tij, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit kanabis.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al