Transmetuar më 17-04-2019, 10:06

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak se kanë qëlluar me armë zjarri automatik.

Policia e Durrësit arrestoi në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të marte, L.B., 21 vjeç dhe K.P.,19 vjeç.

Gjithashtu filloi procedimi penal për 17-vjeçarin A.K., banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se tre të rinjtë në zonën e “Portoromanos”, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /a.y/noa.al