Transmetuar më 17-04-2019, 11:12

E detyroi të fejuarën që të pinte helm në sy të djalit të saj. Alexander Larin, 33 vjeç, helmoi gruan me të cilën do të martohej, Olga Ryadchikova, 42 vjeçe, në sy të djalit të saj 5 vjeç, i cili pa agoninë e tmerrshme të nënës.

Gruaja fillimisht ra në tokë, ndërsa më tej nisi që të përpëlitej për shkak të dhimbjeve të forta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë ku jetonte çifti rus. Për tre ditë me radhë gruaja u la në agoni në sytë e të birit, pasi i fejuari i dha acid për të pirë.

“I dha mamit birrë të bardhë, pastaj ra në dysheme dhe tërhiqej zvarrë si krimb”, tha i mituri në polici, shkruan noa.al.

Si pasojë e acidit gruaja pësoi djegie në gojë, faring, ezofag dhe stomak, si dhe në organet e brendshme. Më pas Larin kishte telefonuar ambulancën, duke thënë se gruaja kishte tentuar vetëvrasjen.

Por ishte dëshmia e të miturit ajo që e fundosi, duke bërë që të premten që lamë pas ai të shpallet fajtor dhe të dënohet me 19 vite burg për vrasjen e 42-vjeçares. Krimi i rëndë ndodhi vitin e kaluar në qytetin e Chita. /a.y/noa.al