Transmetuar më 17-04-2019, 11:25

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, komenton rikthimin e vizave me Shqipërinë nga ana e Holandës.

Ai thotë se, asgjë nuk ka ndryshuar dhe se Shqipëria do të vijojë lëvizjen pa viza, pavarësisht votimit në Parlamentin holandez.

“Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën Shengen. Më lejoni që të them që kemi ftuar qeverisë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e pa ligjshëm dhe lufta kundër krimit.

Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë ka pasur një progres që prej vitit 2010” u shpreh Soreca.

Ambasadori shprehu bindjen se Shqipëria do të marrë masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike. /a.y/noa.al