Loading...
Rikthehet tmerri në shkolla! Në kërkim 18-vjeçarja e fiksuar pas masakrës
Transmetuar më 17-04-2019, 11:58

Teksa ndajnë vetëm pak ditë nga 20-vjetori i një prej masakrave më të rënda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vrarë 13 nxënës, rikthehet paniku në shkollat e Columbine, në shtetin e Colorado.

Në orët e lëna pas policia ka mbyllur disa shkolla, që të gjitha në zonën e Denver, në kontenë e Jefferson, përfshi edhe shkollën e masakrës, pasi një vajzë gjatë së hënës dërgoi një sërë kërcënimesh ndaj shkollave, duke iu referuar masakrës së 20 prillit 1999 në Columbine High School.

Pas verifikimeve të para, në shkolla u vendos kontroll sigurie, për gjithë personat që hyjnë dhe dalin dhe se në përfundim të orarit të mësimit, asnjë nxënës nuk u lejua që të qëndrojë nëpër oborre.

Kërcënimet sipas policisë, janë vepër e një vajze 18-vjeçare të fiksuar nga masakra e kryer në Columbine, nga dy nxënësit Eric Harris dhe Dylan Klebold, para se të vriteshin në të njëjtën shkollë.

Policia e identifikoi të dyshuarën si Sol Pais, një 18-vjeçare e cila ka udhëtuar në Colorado nga Miami, pikërisht me rastin e përvjetorit të tragjedisë së parë, duke kërcënuar me një tjetër masakër, shkruan noa.al.

Efektivët e policisë e cilësuan si “një vajzë ekstremist e rrezikshme dhe e armatosur”, ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e saj. Herën e fundit që është parë ishte veshur e gjitha me të zeza dhe se pak ditë më parë kishte blerë një pushkë dhe fishekë.

“Pais është e fiksuar pas masakrës së vitit 1999 në Columbine. Për këtë arsye kanë nisur kërkimet intensive për ta kapur”, shpjegoi Dean Phillips, shef i policisë së Denver, duke thënë se gjatë së mërkurës shkollat do të qëndrojnë të mbyllura. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...