Transmetuar më 17-04-2019, 12:29

Një propozim i tmerrshëm dhe i papërgjegjshëm është cilësuar na autoritetet franceze dhe ekspertët e zjarrfikjes, ai që bëri presidenti amerikan Donald Trump për shuarjen e flakëve të zjarrit që shpërtheu në Notre-Dame në Paris të Francës.

Presidenti Donald Trump u sugjeroi autoriteteve në Francë që për shuarjen e zjarrit të hidheshin nga ajri bombola me ujë (flying water tankers) duke theksuar se “duhet të veprohet shpejt”.

Propozimi i Trampit pasoi reagimin e institucioneve kompetente shtetërore në Paris. Siguria Civile franceze nuk e fshehu habinë duke pohuar se propozimi i z.Tramp ishte i tmerrshëm.

Siguria Civile shtoi: “Sugjerimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë për të dërguar bombarduesit me ujë mbi Notre-Dame do të kishte rrezikuar gjithçka, duke futur në kolaps të gjithë strukturën e ndërtesës”.

E ndërkohë, mesazhi me këtë propozim, që z.Trump hodhi edhe në Twitter, është pasuar nga reagime nga më të shumtat, ku shumica shprehen: “Mjaft na turpërove”.

Presidenti Trump dhe gruaja e tij aktuale Ivanka Trump udhëtuan drejt Parisit, pak orë pas zjarrit dramatik mbi katedralen gotike Notre-Dame. /noa.al/