Transmetuar më 17-04-2019, 13:13

Një ngjarje aksidentale, por që “preku” një nga objektet më të shenjta për Europën, katedralen e “Notre Dame”, ka shokuar europianët. Katedralja u dogj të hënën, ndërsa muret e saj kanë shpëtuar.

E ndërtuar para 856 viteve, Katedralja e Parisit, simboli i këtij qyteti, është përfshirë nga flakët, duke marrë me vete një pjesë të rëndësishme të historisë së Francës.

Pas djegies së Katedrales së ‘Notre Dame’, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. ISIS ka publikuar një poster të katedrales në flakë krahas së cilës ndan edhe një mesazh.

ISIS shkruan në posterin e katedrales ‘Paçi një ditë të mbarë’. “Është dita për t’i thënë lamtumirë këtij tempulli”.

Nuk ka asnjë të dhënë se zjarri ishte i lidhur me terrorin, por fanatikë të ISIS kanë shijuar dëmtimin e katedrales 850-vjeçare, një simbol i civilizimit perëndimor, vetëm disa ditë para Pashkëve.

Prokurorët francezë kanë deklaruar se zjarri që ka rënë në ndërtesën e Notre Dame ka gjasa të jetë aksidental./b.l/noa.al/