Transmetuar më 17-04-2019, 13:31

Qeveria shqiptare i është bashkuar vendeve që kanë ofruar mbështetjen e tyre ekonomike për rikonstruksionin e katedrales Notre-Dame në Paris, e cila u përfshi nga zjarri pasditen e kësaj të marte.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është marrë vendim për të dhënë 100 mijë euro, për rikonstruksionin e katedrales.

Vendimi u mor nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, pasi kreu i qeverisë Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.

Lidhur me rikonstruksionin e katedrales Presidentit francez Emmanuel Macron, tha se “Zjarri na kujton se historia jonë ecën përpara dhe se do kemi gjithmonë forcë për të kaluar çdo gjë”.

Ai u zotua se rindërtimi do të bëhet brenda pesë vitesh dhe se katedralja do të jetë edhe më e bukur. /a.y/noa.al

Djegia e Notre Dame, Kosova ndihmë financiare në rindërtimin e katedales