Transmetuar më 17-04-2019, 14:29

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud reagon lidhur me votimin e bërë në parlamentin holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Në një komunikim me mediat ditën e sotme ajo tha se KE është në dijeni të vendimit për të pezulluar udhëtimin pa viza me Shqipërinë.

Por sipas saj, Komisioni nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim.

Pas vendimit të Parlamentit për të hequr vizat për shqiptarët, qeveria e Holandës tha se  “Parlamenti kërkoi pezullim të vizave për shqiptarët”, dhe se për momentin nuk ka ndryshime në politikat e vizave.

“Po shohim cilat hapa do ndërmarrim. Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë. Të gjithë nënshtetasit shqiptarë mbajtës të një pasaporte biometrike  mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze. /a.y/noa.al

Rikthimi i vizave nga Holanda, Soreca: Nuk ka ndryshuar asgjë

Qeveria e Holandës reagon për heqjen e vizave ndaj shqiptarëve

Holanda votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët, MEPJ sqaron vendimin

Holanda vendos rikthimin e vizave për shqiptarët. Si do të funksionojë?