Transmetuar më 17-04-2019, 14:20

Një denoncim nga një prind i një fëmije që studion në shkollën Ali Agjah ne Elbasan, është bërë publik në faqen e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në këtë denoncim thuhet se në ambientet e kësaj shkolle është futur një person i dehur dhe i armatosur duke terrorizuar fëmijët.

Sipas prindit që denoncon këtë rast, ka qenë një mësues ai i cili ka ndërhyrë duke i marrë armën nga dora.

Ndërkohë më tej thuhet se policia e ka fshehur ngjarjen, ndërsa shtohet se në këtë shkollë nuk ka roje, edhe pse prindërit kanë bërë pagesën në nisje të vitit shkollor.

Mesazhi i plotë i postuar nga Sali Berisha:

“Persona të armatosur futen terrorizojnë nxënësit në Shkollen Ali Agjah në Elbasan! Policia fsheh krimin, skandalin”, shkruan Berisha.

Më tej ai poston denoncimin e plotë të qytetarit dixhital.”Përshëndetje z.Berisha. Dua të denoncoj një rast alarmant por që nuk e tregojnë e mbajnë fshehur.

Ditën e premte në shkollën Ali Agjah në Elbasan, në ambjentet e shkollës ka hyrë një person mashkull i dehur dhe me armë në dorë dhe ka terrorizuar fëmijët. Nga burime të brendshme thonë se më pas është konfliktuar Klajdi mësuesi i fiskulturës me këtë person,duke i hequr armën nga dora dhe duke e nxjerrë jashtë.Policia nuk jep asnjë detaj.

Dera e shkollës ka që dje që nuk hapet më as prindërit nuk i lejojnë të hyjne më pas këtij rasti. Ndërkohë janë paguar lekët nga prindërit që në fillim të vitit shkollor për rojen e shkollës por që roje nuk ka. Se ku kanë shkuar këto lekë nuk e dijmë,por tani po e marrim vesh pas këtij rasti.

Asnjë nga mësueset nuk tregon asgjë,pasi kanë urdhër të mos hapin gojë nga drejtoresha e shkollës.Jemi në panik për sigurinë e jetës së fëmijëve.Ju lutem publikojeni se çfarë mostrash vendosin në krye të shkollës që mundohen të fshehin raste të tilla me rrezik jete të fëmijëve.Anonim ju lutem pasi na cënojnë tek fëmijët”.