Pse s’duhet të rrini kurrë ulur, më shumë se 6 orë në ditë
Transmetuar më 17-04-2019, 14:42

Të qëndruarit ulur për gjashtë orë rresht në ditë, nuk këshillohet aspak nga ekspertët, kjo pasi mund të shkaktojë vdekjen. Është kjo ajo që thonë studiuesit kanadezë të Queen’s University dhe ata irlandezë të Ulster University në Belfast, me një studim të publikuar në revistën shkencore ‘Journal of Epidemiology and Community Health’.

Studiuesit thonë se çdo dy orë duhet ngritur për të qëndruar në këmbë për çerek ore, por shumica prej nesh nuk e bëjnë dhe për këtë arsye rrezikohen një sërë sëmundjesh.

Diabeti i tipit 2- Një prej rreziqeve kryesore nga qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, është zhvillimi i diabetit të tipit 2. Qëndrimi gjatë ulur ka ndikim negativ në metabolizëm, për shkak se stimulon akumulimin e sheqerit dhe yndyrës,

Kanceri i zorrës së trashë- Jeta sedentare rrit rrezikun e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë, kanceri i gjirit dhe endometër. Shkaku dyshohet të jetë insulina e tepërt.

Sëmundjet e zemrës- Kush qëndron shumë gjatë ulur nuk djeg yndyrën dhe ngadalëson qarkullimin e gjakut, gjë që stimulon grumbullimin e acideve yndyrore në zemër.

Probleme me kujtesën- Jeta sedentare dëmton qelizat e trurit, të cila nuk arrijnë që të rinovohen me shpejtësi, shkruan noa.al. Kështu që aktiviteti fizik nuk i bën mirë vetëm muskujve të trupit, por edhe trurit tonë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...