Transmetuar më 17-04-2019, 20:40

Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë përfunduar me sukses përpjekjen e tyre për të ringjallur trurin e një derri të ngordhur.

Kafsha kishte rreth 4 orë që kishte ngordhur dhe kjo e bëri edhe më të vështirë punën e ekipit.

Gjetjet mund të nxisin debatin për barrierën midis jetës dhe vdekjes dhe të ofrojnë një mënyrë të re të studimit të sëmundjeve si Alzheimer.

Studimi tregoi se vdekja e qelizave të trurit mund të ndalet dhe madje të mund të rivendose disa lidhje në tru.

Sidoqoftë, nuk kishte sinjale nga truri që do të tregonin vetëdije ose ndërgjegje.

Gjetja e befasishme sfidon idenë se truri vdes brenda disa minutave nga mungesa e furnizimit me gjak. /k.k/noa.al/